Një grabitje me armë ka ndodhur në perfieri të qytetit të Korçës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (7 mars), ku persona ende të paidentifikuar dhunuan dhe grabitën dy persona, të cilët ishin me makinë.

Policia thotë se autorët, pasi i kanë dhunuar i kanë marrë edhe makinën, për tu larguar në drejtim të paditur.

Në grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona, të cilët i kanë marrë edhe dy telefona celularë, por më pas i kanë hedhur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punë për identifikimin kapjen e autorëve dhe zbardhjen e grabitjes.

/Ora News.tv/