Rruga e kaosit në Kukës

Rruga e kaosit në Kukës

Rikonstruksioni i rrugës së tregut në Kukës ishte një kërkesë gati 20 vjeçare e komunitetit por edhe pas përfundimit të ndërhyrjes nuk i është rikthyer qytetarëve.

Tregtarët kanë zaptuar trotuaret duke penguar lëvizjen normale të këmbësorëve, të cilët ankohen.

Qytetarë: "Shumë na pengojnë. Është zënë trotuari komplet. Rrezikojmë të na shtypin makinat."

Rikonstruksioni i rrugës duket se ka ndikuar dhe në sjelljen e drejtuesve të automjeteve. 

Në kushtet kur nuk duhet ta kenë vëmendjen për të shmangur gropat një pjesë e tyre shkel rregullat e qarkullimit duke shkaktuar kaos në lëvizje dhe rrezik për aksidente.

Rruga u ndërtua falë një investimi prej 97 milionë lekësh të reja përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Ndërhyrja përfshiu asfaltim ndriçim dhe trotuare.

EMISIONET