Rikonstruktohet rruga e Shëngjinit

Rikonstruktohet rruga e Shëngjinit

Rruga e Shëngjinit po rikonstruktohet!

Projekti i bashkisë Lezhë, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit mendohet se do të jetë zgjidhja për problematikat e  trafikut dhe lëvizjes në zonën turistike!

Segmenti më i amortizuar i rrugës, nga Porti tek Lapidari tashmë ka një pamje të re. Por kjo është vetëm faza e parë!

Projekti i plote parashikonte krahas aslfaltimit edhe vendosjen e ndricuesve dhe rikonstruksionin e trotuareve.

Për bashkinë e Lezhës, ky është një prej projekteve të cilësuara të rëndësishme, NDAJ nënkryetarja Alfrida Marku thotë se do të kërkojnë financime edhe për fazën e dytë

Marku: Rruga do të sjellë një impakt pozitiv qoftë për banorët, qoftë për mijëra pushues.

Ndërkohë brenda javës tjetër pritet të nisë rikonstruksioni i rrugës hyrëse drejt qendrës së Shëngjinit, ndërhyrje që pritet të lehtësojë lëvizjen drejt zonës turistike

EMISIONET