Performanca në një eveniment të rëndësishëm sportiv është një nga kulmet e karrierës për një këngëtarë.

Por jo për yllin e Popit, Rihanna, e cila ka refuzuar të këndojë në gjysmëfinalen e Super Bowl të vitit të ardhshëm. Në eventin më të madh të futbollit amerikan, 30 vjeçarja nga Barbados ka refuzuar të zbresë në skenë për shkak të mungesës së idhullit të saj Colin Kaepernick dhe protestat e tij mbi padrejtësinë shoqërore në SHBA.

"NFL dhe CBS me të vërtetë donin që Rihanna të ishte interpretuesi i vitit të ardhshëm në Atlanta. Ata i propozuan ofertën, por ajo tha jo për shkak të polemikave mes lojtarëve dhe drejtuesve të NFL. Ajo nuk pajtohet me qëndrimin e NFL. "-tha një burim për "US Weekly".

Gjithsesi, vetë këngëtarja nuk ka komentuar këto zëra, duke mos konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Sezoni i kaluar, reperi Jay-Z bëri të njëjtën zgjedhje, duke refuzuar të zbres gjatë pushimit mes dy pjesëve gjoja në solidaritet me Kaepernick. Gjatë asaj kohe thuhet se audienca televizive është më shumë se 100 milion persona, ndërsa zëri kryesor i saj mund të jetë Justin Timberlake.

/Ora News.tv/