Prokurorët suedezë thanë se po shqyrtonin mundësia për ripahpjen e hetimit për themeluesin e Wikileaks Julian Assange, për akuzat e përdhunimit ndaj dy grave në Suedi. 47-vjeçari Assange të cilit i ishte dhënë azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, u arrestua të enjten.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange, mund të përballet sërish me hetimin për akuzat e përdhunimit të dy grave në Suedi.

47-vjeçari Assange të cilit i ishte dhënë azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, u arrestua të enjten.

Prokurorët suedezë thanë se po shqyrtonin rastin me kërkesë të avokatit të viktimës së pretenduar.

Një vit më parë Assange u lirua nga akuzat, por duke mbetur subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

SHBA kërkon ta ekstradojë Assange nga Mbretëria e Bashkuar me dyshimin për konspiracion në bashkëpunim me ish-analisten e shërbimeve sekrete ushtarake, Chelsea Manning për të nxjerrë një sasi të madhe materialesh të klasifikuara në vitin 2010.

Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për t'iu shmangur ekstradimit në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Ai fillimisht u mirëprit në Ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Australiani 47-vjeçar, Julian Assange, mund të përballet me proces gjyqësor për rrjedhjen e 500.000 dokumenteve të fshehta ushtarake të SHBA-së për luftërat në Afganistan dhe Irak.

/Ora News.tv/