Ridvani, djali i thjeshtë që sot kreu masakrën më të rëndë deri tani

Kush ishte 24 vjeçar Ridvan Zykaj, një djalë i  thjeshtë fshati i cili u bë i njohur sot pasi me kallashnikov ekzekutoi 8 pjesëtarë të fisit të tij Zykaj, mes tyre tre gra dhe dy fëmijë.

Burimet nga policia bëjnë me dije se njihej nga blutë e zonës si hajdut ordiner dhe ishte arrestuar disa herë pasi vidhte pulat e fshatit.

Ndërsa fqinjët tregojnë se 7- 8 vjet më parë kishte pësuar djegie trupi dhe se jetonte me prindërit të vëllanë dhe të motrën.

Vetë ai kishte ca bagëti dhe kujdesej për to.

Në facebook nuk ishte shumë aktiv dhe rallë postonte kryesisht foto profili, apo bënte share videoklipeve të këngëtarëve shqiptarë apo poezi të moshës së tij.

Fillimisht u tha në media se mund të kishte probleme mendore, por i riu nuk është mjekuar asnjëherë për diçka të tillë.

Nuk dihet ende shkaku që ka nxitur të riun të hynte me automatik fillimisht në banesën e vëllait të gjyshit të tij dhe pasi të ekzekutonte atje 4 persona t’i drejtohej banesës ku ndodhej familja e djalit të Demir Zykës dhe ta shuante atë tërësisht së bashku me dy fëmijët, Sarën 16 vjece dhe Ledionin 8 vjec.

Pasi kreu masakrën (pasditen e 10 gushtit) autori u largua dhe policia ka izoluar të gjithë zonën për ta arrestuar, por ende nuk është arrestuar.


Masakër në Vlorë/ Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë

Dinamika e masakrës, 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët

Masakra në Vlorë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes


EMISIONET