Martesa e tretë për yllin e hollivudit ndodhi prillin e shkuar dhe tani, Richard Gere pret të bëhet baba, në moshën 69 vjeçare për herë të dytë.

Bashkëshortja, Alejandra Silva, 35 vjeçare është shtatzënë, sipas shtypit spanjoll. Aktori ka një djalë 18 vjeçar me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell.

Lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, por as është mohuar.

 Alejandra Silva është një sipërmarrëse e re shumë e famshme, prej kohësh e impenjuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushë në të cilën punon krah Richard Gere.

Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka forcuar lidhjen e tyre. Pas martesës, në Madrid, aktori kishte deklaruar për revistën ' ¡Hola!': "Jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të impenjuar me shoqërinë civile, zbavitëse, e durueshme, e aftë të falë...."

Alejandra ka një dajlë 6 vjeçar nga martesa pararendëse.

Gere ka qenë i martuar me top modelen Cindy Craëford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-shi në  2016-ën.

Me gruan e tij të tretë jeton mes SHBA dhe Madridit.



/Ora News.tv/