Riberi nuk bind Bayernin e Mynihut, klubi arab "del" vullnetar

Riberi nuk bind Bayernin e Mynihut, klubi arab "del" vullnetar

E ardhmja e mesfushorit francez, Frenk Riberi do të jetë larg Bayernit të Mynihut, me drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën që skadon në verën e këtij viti.

Gjithsesi duket se 35 vjeçari e ka pranuar këtë fakt dhe ka gjetur klubin e ardhshëm, ku do të vijojë karrierën.

Bëhet fjalë për klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad, të cilit Riberi do t’i bashkohet këtë verë për të vijuar karrierën.

Duhet theksuar se Riberi luan te Bayerni prej 2007-ës, ku ka fituar shumë tituj kampionë në Gjermani, por edhe Champions League.

EMISIONET