Pedagogu Rezart Prifti nga emisioni “Ekopolitikë” ku ishte i ftuar u shpreh se Parlamenti i sotëm është kthyer i gjithi në një parodi, ndërsa theksoi se edhe emisionet politike janë bërë “kaps”, sepse marrin po të njëjtët të ftuar.

Rezart Prifti: Në pikën që jemi ne sot unë e shoh si detyrim që të rri me një panel ku janë disa të rinj që njohin secili nga një fushë të vetën. Por sot përpost parlamentit që nuk e sheh më njeri sepse është bërë parodi komplet janë bërë kapsllik edhe emisionet televizive. O perëndi e madhe. Shih këto emisionet politike kaps komplet. 

Elris Hereni: Duket sikur i njëjti furgon merr të njëjtët njerëz, sa i përket emisioneve. Janë disa emisione dhe ai i çon kështu si në unazë. 

Rezart Prifti: Unë mbaj mend që kur isha i vogël Fatos Lubonjën dhe kur e shoh sot kam frikë. Kam frikë se më kujton kur i sha i vogël dhe shihja parlamentin që më trembte. Është tmerr.

/Ora News.tv/