Rrugët e  Tiranës kanë filluar të pajisen me një ndriçim i ri. Bëhet fjalë për ndriçimin LED, i cili harxhon më pak energji si dhe është miqësor me  natyrën. Përveç Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës po zgjeron projektin  e ndriçimit LED edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit. Një prej tyre  është edhe rruga “Ismail Qemali”, ku punonjësit e ndërmarrjeve të  bashkisë kanë hequr ndriçimin e vjetër duke e zëvendësuar atë me ndriçim  LED. 

“Pak nga pak, çdo rrugë e Tiranës do të jetë e pajisur me ndriçim LED.Këtë  herë u kujdesëm për rrugën "Ismail Qemali", shkruan kryetari i Bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj duke postuar edhe disa foto nga puna në terren  e punonjësve  të bashkisë.

/Ora News.tv/