Julen Lopetegui mbetet ende në detyrë tek Reali i Madridit, por ujërat në shtëpinë e kampionëve në Europës kanë nisur të lëvizin.

Drejtuesit "Los Blancos" kanë nisur "gjuetinë" për të gjetur zëvendësuesin e spanjollit, dhe sipas mediave spanjolle ai do të jetë Antonio Conte. Duke iu referuar këtyre burimeve, thuhet se përfaqësues të italianit gjenden tashmë në kryeqytetin spanjoll, ndërkohë që Lopetegui ka bërë edhe një revoltë rreth kësaj situate.

Ai nuk ka preferuar të zhvillojë një stërvitje "çlodhëse" pas tronditjet që mori ditën e djeshme nga Barcelona. Nga ana tjetër, Conte i cili momentalisht është nën kontratë me Chelsea, nuk i stërvit prej thuajse 3 muajsh "Blutë", dhe për këtë e ka derën e hapur për tu larguan nga Londra.

Megjithatë një tjetër kryeqytet po e pret me krahë hapur. Madridi thuhet se është ai i radhës.



/Ora News.tv/