Teatri në mëshirë, Inva Mula: Skenat në gjendje të turpshme

Teatri në mëshirë, Inva Mula: Skenat në gjendje të

Inva Mula dhe Vikena Kamenica janë bashkë në koncertin e nesërm në Pallatin e Kongreseve "Viena pëshëndet Tiranën". Ora News ka përfituar t'i pyes artistet për situatën ku ndodhen kolegët e tyre të artit skenik të hedhur në protestë.

Të dyja artistet kanë një përvojë me skenat e huaja, Mula sidomos e cila është në gjendje të bëjë një krahasim me rastin shqiptar jo vetëm të infrastrukturës por edhe të statusit të artistit.

Inva Mula: "Unë e kam thënë gjithmonë që ne nuk meritojmë që të mos kemi salla, ne nuk kemi arena. Ne kemi gjithë këtë armatë, unë e ndjej në çdo moment këtë vit që po jetoj në Shqipëri, e ndjej që Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, prodhohen pafund dhe ne nuk kemi skena, nuk kemi teatro. 

Unë kam një vajzë të vogël, nuk di ku ta çoj, ta marrë për dore ta çoj çdo javë ashtu siç ndohdh në vendet e tjera në Paris, në Londër, Vienë dhe ta çosh në një kalendar, teatër. Dhe një teatër kukullash që kemi është i mirë por jo në nivelin që duhet të kishte. 

Po them teatër kukullash, i vetmi teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Është akademia, keni shkuar ndonjëherë? Nuk ulesh dot, është e rrjepur, është e turpshme që në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet në këto kushte për një artist dhe për një spektator që vjen të shijojë një spektakël.

Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në Pallatin e Kongreseve? Pallati i Kongreseve është për mbledhje. Në Pallatin e Kongreseve ne tani duhet të shtojmë, duhet ta kamuflojmë, duhet të krijojmë ambientin për të bërë një spektakël."

Bëhet opera 'Karmen' në Pallatin e Kongreseve, një vepër e shkëlqyer. Pyeteni Vikenën çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje, ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni, artistët shqiptarë jetojnë dhe punojnë në kushte që nuk e meritojnë. Ky vend nuk e meriton, ky vend duhet ta fillojë nga kultura sepse është e vetmja pasqyrë e bukur e pastër. 

Është i vetmi eksport i pasur shqiptar, është kudo në botë vetëm nga artistët edhe është e dukshme, e prekshme është diçka që ti konfrontohesh, me këto artistë të mëdhenj je në të njëjtën. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që performojnë kudo në botë. Unë nuk e njoh projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri le të themi. Gjërat duhet të dalin të vërteta, mos të kamuflohen, të dalin të vërteta ashtu siç janë."

Vikena Kamenica: "Politika e di shumë mirë. Është e kotë. Ata i prekin në çdo moment. E kisha për ti dërguar një mesazh. Politika vjen, ka ardhur nëpër koncerte, shfaqje siç vijnë dhe të githë shkëlqesitë e ambasadave që operojnë në Shqipëri.  

Problemi është që duhet lëvizur dhe ngritur zëri. Ne artistë e themi non stop, ne prap duam të vazhdojmë. Unë dua të dal në skenë, po nuk dola në skenë nuk jetoj dot. Kërkoj kushte bazike dhe uroj shumë që lëvizja të bëhet. Lëvizja që po kërkojnë artistët, e gjithë situata që po ngihet nuk është e kotë, nuk është aspak 'tangërllik', por thjesht ka ardhur aty ku nuk mban më, që duhet të dëgjohet zëri  më tepër. 

Që dhe publiku të meritojë vërtet, siç i kërkon artisti kushtet po edhe publiku që vjen i dëgjon dhe nuk kemi pak vlera në Shqipëri."

Edhe ambasadori austriak në Shqipëri është bërë dëshmitar i zhvillimeve të fundit.

Johann Sattler: "Sigurisht që ne nuk mund të japim zgjidhjen e këtij problemi, por duhet ta trajtojmë me shumë seriozitet sepse kultura është kartvizita e një shteti dhe Shqipëria është një vend që ofron vërtet shumë. 

Në këtë rast unë citoj me shumë kënaqësi një nga themeluesit e Bashkimit Europian Robert Schumann, i cili kur ishte duke përshkruajtur bibliografinë e tij tha se nëse do ti jepej mundësia që të fillonte edhe njëherë me projektin europian atëherë do të fillonte nga kultura. 

Unë shpresoj që kultura në Shqipëri përmes të gjithë aktiviteteve sigurisht edhe nëpërmjet kontributit tonë në këtë vit kulturor të marri vëmendjen e duhur dhe të mbetet në vëmendjen e duhur.

Koncerti Viena përshëndet Tiranën, pas shfaqjes në Vjenë në sallën "Moxart", nëntorin e shkuar, shënon  çeljen zyrtare të vitit të vitit kulturor Austri-Shqipëri. me pjesëmarrjen tenorit botëror Ramon Vargas, Gynter Haumer, Genc Tukiçi, balerinët Gerd e Enada Vaso.

Programi parashikon Moxart, Shtraus, Brams, por edhe serenata korçare e këngë të tjera qytetare apo të muzikës së lehtë shqiptare nën drejtimin e koncertmaestrit Benjamin Cirfogel.

"Mbështes atë që u shpreh këtu. Shpresojmë që kultura, edhe nëpërmjet kontributit tonë në këtë vit kulturor, të marrë vëmendjen e duhur dhe të vendoset në vëmendjen e duhur.

EMISIONET