‘Zemërohen’ përdoruesit e rrjeteve sociale: Meghan nuk duhet të prekë makinën

Një veprim, të cilin ne e bëjmë çdo ditë, dukesha e Essex-it nuk duhet ta bëjë. Meghan Markle mbylli derën e makinës ditën e martë, kur arriti në Akademinë Mbretërore të Arteve.

Ky është projekti i saj i parë që e ndjek pa ndihmën e një anëtari të familjes dhe fakti që ka prekur derën ka shkaktuar debat në rrjete sociale.

Roja ia hapi derën dhe u largua pasi dukesha u takua me një person tjetër. Shumë njerëz filluan të shprehen se Meghan duhet të pushojë dikë nga puna.

Eksperti William Hanson zbuloi se një veprim i tillë nuk është shkelje e protokollit. “Zakonisht, nëse jeni anëtar i një familje mbretërore ose dinjitoze, ju keni një person që hap dhe mbyll derën e makinës për ju”, tha ai për Radio 1.

Më pas shtoi se roja është për siguri, jo për pamje dhe mirësi.

EMISIONET