Enca dhe Don Phenom kanë sjellë duetin e parë “Kujt po i han”. Një projekt ritmik që përfshin rap dhe lëvizje tepër seksi nga këngëtarja.

Don Phenom zbuloi në intervistën e tij për “Why Not” nga Roza Lati se është një formë revolte nga ana e Encës.

Kjo gjë kuptohet qartë nga teksti ku thotë se e ka nisur muzikën kur nuk ka qenë asgjë dhe sot është ndër artistet më të klikuara e të kërkuara.

Nuk dihet ende përse Enca zgjodhi një reper të ri në tregun shqiptar për të sjellë këtë projekt. Don Phenom konsiderohet si ‘fenomeni i momentit’ pasi ka arritur të ketë sukses në një kohë të shkurtër.

Pritet që kënga të jetë suksesi i rradhës për dy artistët.

/Ora News.tv/