Restorantin e merr dallga e madhe e akullit në lumë, pa u dëmtuar!

Restorantin e merr dallga e madhe e akullit në lumë, pa u

Një restorant në Samara, Rusi, bëri një udhëtim të paplanifikuar poshtë lumit Vollga, pasi rrëketë e akullit "liruan" restorantin nga bregu dhe e shtyu atë në drejtim të rrymës. Është filmuar duke u tërhequr përsëri në breg, pa raportuar asnjë lëndim.

Video e postuar në YouTube dhe në mediat sociale nga dëshmitarët okularë tregojnë restorantin e "Skelës së Vjetër", në qendrën historike të qytetit të Samarës, duke u çuar në lumin Vollga nga një shtresë gjigante akulli.

Restoranti ishte i mbyllur në kohën e aksidentit, sipas raporteve të medias lokale.

Për fat të mirë, nuk pati viktima në incidentin e 16 prillit, dhe restoranti i arratisur u rimor shpejt në breg. Autoritetet thonë se anija që strehon restorantin ishte në kundërshtim me rregulloret e sigurisë dhe ishte ankoruar në mënyrë jo të duhur.

EMISIONET