Restoranti i Lionel Messit shpërndan ushqim falas për të pastrehët
Restoranti i Lionel Messit ka siguruar ushqim dhe pije për të pastrehët në Argjentinë.
Vendi është përfshirë nga temperatura të ftohta ndaj që nga e premtja restoranti Rosario, VIP, po ndihmon njerëzit në nevojë duke u dhënë ushqime të nxehta. Shërbimi i restorantit në Rosario do vazhdojë për më shumë se dy javë.
"Ne gjithashtu u kemi dhënë kafe, pije joalkoolike madje edhe verë,”-tha menaxheri i restorantit Ariel Almada. “Shumë njerëz erdhën. Shërbimi do vazhdojë për 15 ditë nga ora 19:00 dhe 21:00.”
Messi është përfshirë shumë në bamirësi. Në fillim të këtij viti fondacioni i tij i bamirësisë 'The Leo Messi Foundation' u bashkua me UNICEF ) për të mbështetur zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kenia.
Sipas Marca, fondacioni i Messit do të dhurojë 200,000 euro për iniciativa që përfshijnë ndërtimin e një pompë të re të ujit dhe shpërndarjen e furnizimeve me ushqime.
Projekti do të prekë mbi 2.000 njerëz në vend, duke siguruar qasje në ujë të pastër në shkollat fillore për fëmijët dhe për familjet në shtëpitë e tyre.