Restaurohet filmi i 1913, “Dorëzimi i Shkodrës”

Restaurohet filmi i 1913, “Dorëzimi i Shkodrës”

Imazhet e rrethimit të Shkodrës që shënojnë ndarjen nga pushtimi otoman u përjetësuan në filmin e vitit 1913, “Dorëzimi i Shkodrës”. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Kinotekën e Malit të Zi dhe Institutin holandez të kinematografisë, restauroi pamjet e këtij filmi dhe e risolli këtë të mërkurë premierë për publikun e Tiranës. Në pamje shihet fundi i rrethimit gjashtë mujor të qytetit verior.

"Zbulimi i secilit prek këtyre filmave është në fakt një film në vetvete. Filmimi francez është i sapo restauruar dhe u xhirua në përfundim të rrethimit të Shkodrës 2013. Këto imazhe bardhezi do të përbëjnë materialin më të vjetër që do të ruhet në arkivin tonë të filmit".

Pjesë e fondit të imazheve të restauruara janë dhe gjashtë kronika bardhë e zi tw pikturuara me dorë që janë regjistruar në Shqipëri dhe vende të Ballkanit më shumë se 100 vite më parë. Këto pamje të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit janë një udhëtim në të kaluarën, të cilat lidhen me kujtesën kulturore dhe fillesat e kinematografisë shqiptare.

EMISIONET