Afresku i Kishës së Sinjës në Berat do ti nënshtrohet për herë të parë një restaurimi. Monumenti i Kulturës i njohur për vlera të rralla ishte lënë pas dore prej vitesh, ndërsa është shpëtuar vetëm falë angazhimit të një banori të zonës.

Ajo është një nga objektet më me vlera jo vetëm për besimtarët ortodoks si vend falje dhe besimi, por dhe për vlerat që mbart si një ndërtim në grykën e një shpelle.

Kisha e “Shën Mërisë” ose  kisha e Sinjës, që ka marrë emrin e fshatit ku ndodhet ka një legjendë që shton vlerat e saj historike dhe arkitekturore.

Pas viteve të harresës, në Monumentin e Kategorisë së Parë do të nisë një ndërhyrje për restaurimin e afreskut

Eugen Kallfani: Me këtë ndërhyrje ne synojmë të eleminojmë degradimin e mëtejshëm në një afresk që nuk është ndërhyrë asnjëherë dekadat e fundit.

Ndër vite kontributi i besimtarëve dhe veçanërisht i Jani Pjetrit, i cili ka origjinën e familjes nga Sinja, ka qenë i madh dhe i vetmi që ka mbajtur në këmbë këtë objekt me vlera të rralla.

Eugen Kallfani: Interesimi i këtyre individëve ka qenë një shtysë goxha e fuqishme dhe për dhe gjej rastin ti falenderoj pasi janë bërë ndërhyrje që ja vlen ti përmendim si rezultate shumë pozitive në aspekt të mirëmbajtjes së atij monumenti por edhe promovimit të vlerave.

Legjenda e ndërtimit të kishës flet për mure që ngriheshin ditën e shembeshin natën, rreth 7 shekuj më parë kur banorët e Sinjes tentuan ndërtimin e kishës.

Kjo i detyroi banorët të ndryshonin herë pas here vendin e themeleve.

Derisa një e moshuar-vazhdon legjenda- pa në ëndërr një zjarr poshtë shkëmbit në grykë të shpellës ku kisha është edhe sot.

/Ora News.tv/