Në duart e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit arti i pikturës është përdorur për të përcjellë mesazhe sensitive, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Në konkursin me temë "Respektoni të Drejtat e mia" zhvilluar nga Qendra e Informimit të BE në kuadër të ditës së të drejtave të njeriut dhe ditës universale të fëmijëve, artistët e ardhshëm dhanë mesazhet e tyre përmes penelave.

“Ju jeni me fat pasi keni mundësi që të shkoni në shkollë dhe të edukoheni, të mësoni. Ndërkohë që fëmijë të tjerë nuk e kanë këtë mundësi, prandaj ne duhet të diskutojmë mbi këto cështje, të punojmë në mënyrë që të promovojmë të drejtat për edukimin dhe arsimin e të gjithë fëmijëve kudo që ndodhën.”

Vetë nxënësit fitues, të cilët u vlerësuan me cmime shpjeguan mesazhet që përcjellin punimet e tyre.

“Kam menduar se si çdo ditë shoh fëmijë nëpër rrugë të Tiranës, se si ata nuk shkojnë në shkollë sic shkoj unë ose nuk kanë kushtet sic i kam unë dhe kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht keq.”

Aktiviteti shënon përmbylljen e fushatës së ndërgjegjësimit në kuadër të ditëve të të drejtave të njeriut.

/Ora News.tv/