Reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë nën ujë

Reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë nën

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme nga jugu në veri. Durrësi është thuajse nën ujë, dukë shkaktuar vështitësi në qarkullimin e njeëzve dhe mjeteve në disa zona. Në sisa shkolla procesi mësimor nuk u zhvillua, dhe nxënësit janë evakuuar për të shmangur çdo rrezik. Ndërkohë rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë dëmtuar disa rrugë në të gjithë vendin.

Kjo ishte situata këtë të hënë në qytetin e Durrësit, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin (shikoni foton).

Kanalizimet duket se nuk kanë kryer funksionin dhe uji kishte mbuluar gjithçka.

Problematikat më të mëdha u regjistruan pranë Stacionit të Trenit, shëtitores 'Taulantia' dhe shëtitores 'Durrësi'. Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve thuajse ishte e pamundur.

Vështirësi edhe pranë nënkalimit të projektit 'Veliera'.  Probleme pati në zonat e ish- Kënetës, Spitallës dhe zonës së Plazhit, ku disa shkolla nuk zhvilluan mësim normalisht për pasojë të pranisë së lartë të ujit në oborre.

Ndërsa në Currila u rikthyen rrëshqitjet e dherave.

Rrëshqitje masive dherash u regjistruan edhe në vendin e quajtur Qafa e Ulzës, ku për pasojë rruga Tiranë-Peshkopi u bë e pa kalueshme.

Ndërsa Rruga Burrel-Milot në vendin e quajtur Skuraj është kthyer me një sens lëvizje, pasi vërshimi i lumit Mat ka shembur thuajse gjysmën e karrexhatës.

Në Valbonë u rikthyen rreshjet e dëborës, ndërsa ka rrëshqitje gurës e dherash në Grykën e Vanave dhe Grykën e Valbonës.

Vështirësi pati edhe në rrugën Tepelenë-Gjirokastër për pasojë të rrëshqitjeve të dherave.

EMISIONET