Reshjet intensive sjellin 2.9 milionë euro nga eksporti i energjisë

Reshjet intensive sjellin 2.9 milionë euro nga eksporti i energjisë

Reshjet e shiut kanë  përmirësuar rezervën hidroenergjetike në vend. 

Drejtori i Divizionit të Gjenerimit në KESH Ilir Belba deklaron se pasi janë plotësuar nevojat e vendit me energji është eksportuar 2.9 milion euro vetëm në 5 ditë  si dhe është depozituar  energji  në  Kosovë.

Belba: Ka bërë të mundur depozitimin e një sasie energjie sipas marrëveshjes që kemi me KEK ku kemi depozituar një sasi energjie e cila ka qenë e mundur për t’u transmetuar sipas kapaciteteve të lira ka pasur OST. Pjesën tjetër të prurjeve ka rritur prodhimin e hidrocentralit të Komanit dhe Vaut të Dejës për të bërë të mundur përpunimin e gjithë sasisë së ujit për ta rikthyer në energji. Kështu kemi kryer një procedurë eksporti, që ka rritur ndjeshëm të ardhurat e KESH.

Aktualisht situata në kaskadë është stabilizuar dhe  nuk pritet të ketë rrezik për shkarkime  të cilat mund të shkaktojnë  përmbytje.

Belba: Situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Grupet tona kanë monitoruar në çdo moment prurjet dhe kanë monitoruar gjithashtu pjesën e poshtme të Vaut të Dejës ku nuk shikohet të ketë rrezik për përmbytje.

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vend pritet të ul importin e energjisë për muajt në vijim.

KUOTAT NË HECE

Fierza    275.68 m

Komani 172.38 m

Vau Dejës  74.44 m



EMISIONET