Reshitaj: Demarkacioni të kalojë në arbitrazh, na duhet liberalizimi i vizave

Reshitaj: Demarkacioni të kalojë në arbitrazh, na duhet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Albena Reshitaj e quajti padrejtësi ndaj popullit kosovar vonesën e krijuar gjatë viteve të pasluftës sa i përket liberalizimit të vizave. E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, znj. Reshitaj deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila është edhe kusht për liberalizimin e vizave, duhet të kalojë në arbitrazh në mënyrë që t'i hapet rrugë integrimit të mëtejshëm.

Albena Reshitaj: "Në fakt Kosova ka kaluar në shumë sfida. Edhe pas ndërtimit të shtetit kemi përjetuar sfida të shumta. Ajo që është me rëndësi është që të jemi realë dhe transparent gjë që jemi duke e bërë. Ne do t'ia lëmë punën komisionit për demarkacionin. Do të bëjmë më të mirën për qytetarët tonë. Unë mendoj se çështja duhet të shkojë në arbitrazh. Shpresoj që edhe Mali i Zi të reflektojë në këtë drejtim. Ne do të lëvizim shumë procese përpara. Duhet normalisht të ndodhë liberalizimi i vizave. Është një proces i vonuar, i stërvonuar, por që ne do të punojmë që kjo të ndodhë. Edhe nëse shtetet e tjera provojnë t'a bllokojnë këtë, nuk do të kenë mundësi. Do ti lëvizim këto prcese në rrugën e duhur. Kjo qeveri e sapoformuar ka nisur të punojë me një frymë shumë pozitive. Shresoj që kjo qeveri të ecë me këto hapa dhe që qytetarëve të Kosovës t'u sjellim vepra dhe jo fjalë."

Reshitaj u shpreh gjithashtu se bashkëpunimi në investime dhe burime njerëzore mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i lartë.

Albena Reshitaj: "Asnjëherë më parë në historinë e dy vendeve tona nuk ka ndodhur një afrim kaq i madh. Dita-ditës dy vendet tona po i bashkon interesi nacional. Është një bashkim natyral që po ndodh dhe ka qenë i domosdoshëm. Përgëzoj kryeministrin shqiptar që ka marrë në kabinetin e tij intelektualë nga Kosova."

EMISIONET