Reperi shqiptar ofendon Eminemin: Ai është mbeturinë

Reperi Buta ka vetëm pak ditë që ka sjellë projketin e tij të ri “Anuloje” në duet me DJ Floë dhe po merr vëmendje të madhe.

Sot, ai është përfolur për komentet që i ka bërë reperit më të famshëm të momentit, Eminem. Me anë të disa postimeve në Instagram, Buta ka treguar se si kanë reaguar ndjekësit pas deklaratës së tij.

Pavarësisht kësaj, reperi shqiptar vijon me idenë se Eminem është një mbeturinë. Për këtë gjë bazohet tek këngët që ai ka bërë në të kaluarën ku ofendonte nënën e tij.

Kujtojmë se 2018 është konsideruar si viti i Eminem pasi ka sjellë albumin e ri, këngët e së cilës janë kthyer në hite.

EMISIONET