Largimi i vëllezërve Getinjo dhe Mozzik nga labeli On Records bëri bujë të madhe, por ata nuk i rikthyen. Të dy vendosën krijimin e grupit të tyre ‘2 EURO’, në të cilin do prodhojnë muzikë për të gjithë ndjekësit e tyre.

Historia e tyre njihet nga të gjithë, ku filluan karrierën nga fillimi dhe arritën të bëhen ndër më të pëlqyerit e publikut në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë.

Pas lajmit se On Records i ka paditur me 1.4 milionë euro për prishje kontrate para kohe, Getinjo solli një postim në Instagram, ku tha: “Respekt, isha ZERO, prandaj mësova vetëm ti shtoj ZERO-t.”

Gjithashtu ai ka lajmëruar se shumë shpejt do sjellë këngën e re, e cila do jetë tërësisht në rrymën Hip Hop. Projektet e vjetra muzikore të vëllzërve janë fshirë nga kanali Youtube, prandaj mund të quhet një fillim i ri për karrierën e tyre.

Tags