Reperi për presidentin Trump: I ka bërë njerëzve lavazh truri

Reperi për presidentin Trump: I ka bërë njerëzve lavazh

Reperi i njohur, Eminem ka shprehur prej kohësh inatin që ka me presidentin e Amerikës, Donald Trump, të cilin e përmend shpesh edhe në këngët e tij.

Në intervistën e fundit që ka bërë për Vulture ka treguar se nevrikoset jashtëzakonisht shumë kur mendon për të.

“Më bën që të më vlojë gjaku, e dua të mirën e ventit tonë gjithashtu por nuk do të bëhet kurrë me një drejtues si ai,” – tha Emienm.

Pas kësaj shtoi se fillimisht kishte mendim të mirë për biznesmenin miliarder, por ndryshoi mendim gjatë fushatës ku Trump, ku i referohej emigrantëve meksikan si kriminelë dhe përdhunues.

“Njerëzit që e mbështesin janë të fundit për të cilët ai interesohet dhe ata nuk e kuptojnë. I ka bërë lavazh truri,” – tha reperi.

Së fundmi dihet se Eminem ka sjellë albumin Revival, në të cilin ka akuza të mëdha ndaj presidentit Trump.

EMISIONET