Reperi kosovar largohet nga kompania ku u bë e famshme Era Istrefi

Reperi kosovar largohet nga kompania ku u bë e famshme Era Istrefi

Reperi Buta po merrte vëmendje të madhe në karrierën muzikore, por vendosi të bëjë një ndryshim.

Pasi solli në treg duetin “Merri Merri” me Ledri Vulën u largua nga labeli “Nesër Music”. Kujtojmë se Era Istrefi nisi karrierën në këtë kompani, para se të pushtonte tregun ndërkombëtar. Menaxher i tij ishte Faton Shoshi, ndërsa tani është artist i pavarur nën menaxhimin e Qëndrim Januzit, i cili është vëllai i tij.

Gjithçka e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ku edhe ka fshirë fotografitë me Fatonin.

Nuk dihet nëse ka patur konflikte me të apo është thjesht dëshirë për të qëndruar i pavarur në muzikë.


New Manager @qendrimjanuzireefa Booking Info in contact #INDEPENDENT

A post shared by  Buta (@bashbuta) on

EMISIONET