Kanye West ka shkaktuar zhurmë të madhe pas lavdërimeve që i bëri Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ndërsa mbante të veshur kapelen me logon 'Make America Great Again', ylli i popit tha: "Kur vura për herë të parë këtë kapele në kokë, u ndjeva si Superman."

Reperi gjithashtu diskutoi për diagnozën e tij bipolare me presidentin e ShBA.

Gjatë një monologu 10-minutësh që përfshinte reformën e burgut, politikën dhe univers, Kanye tha: “Ata u përpoqën të më trembin mua, miqtë e mi që të mos veshin këtë kapele, por kjo kapele më jep fuqi në një farë mënyre. Ju e dini, nëna dhe babai im u ndanë kështu që nuk kam shumë energji mashkulli në shtëpinë time. Ti më bën të ndihem si Superman, je superheroi im i preferuar.”

Ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për liderin amerikan duke shtuar faktin se në vitin 2020 do të kandidojë për president.

/Ora News.tv/