Reperi amerikan bashkëpunon me Elvana Gjatën, por ‘harron’ ta reklamojë

Reperi amerikan bashkëpunon me Elvana Gjatën, por ‘harron’

Ka vetëm pak orë që ka dalë në tregun ndërkombëtar projekti i ri muzikor i Elvana Gjatës me reperin Ty Dolla Sign dhe ky i fundit nuk ka reaguar aspak në rrjete sociale.

Kënga ‘Off Guard’ është online në të gjithë botën në kanalin Youtube. Nuk dihet ende përse reperi nuk e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram, por Elvana ka bërë një sqarim që mund të tregojë gjithcka.

Për disa momente, bashkëpunimi i tyre nuk ishte i mundshëm të dëgjohej në Britani, Amerikë, Kosovë dhe Maqedoni, por gjithcka është zgjidhur.

Mbetet për tu parë nëse do reperi amerikan do e shpërndajë këngën gjatë orëve apo ditëve në vijim.

EMISIONET