RENEA dhe KOMANDO, ja si ndërhyjnë për të kapur kriminelët dhe për të mbrojtur zyrtarët

RENEA dhe KOMANDO, ja si ndërhyjnë për të kapur

Forcat Speciale të Policisë RENEA, dhe komandot e ushtrisë kryen simulimin e manovrave luftarake në qytetin taktik në Zall Herr. Aktiviteti u organizua nga Klik Expo Group, në kuadër të ALMEX, nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Në demonstrime morën pjesë batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA ndërsa u ekspozua edhe arma sulmuese shotgun.

Forcat Speciale të Policisë dhe ushtrisë shqiptare u bënë të shtunën pjesë e demonstrimeve dhe manovrave ushtrarake në Qytetin Taktik në Zall Herr.

Aktiviteti u organizua nga Klik Expo Group, në kuadër të ALMEX, nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme u kryen demonstrime dhe simulime nga batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA.

Gjatë aktivitetit pati fillimisht demostrime nga forcat speciale RENEA në rastet e kapjes së elementëve kriminalë dhe lirimit të pengjeve.

Në vazhdim, policia ushtarake bëri manovra në situata të supozuara të shoqërimit të personaliteteve e delegacioneve zyrtare në situata rreziku dhe shpëtimin e tyre në raste të sulmeve të mundshme.

Më pas, forcat speciale komando improvizuan ndërhyrje në terrene luftimi të ngjashme me ato ku veprojnë grupet terroriste në Afganistan dhe Irak.

Aktiviteti vazhdoi me kordinimin e forcave të ushtrisë me ato të policisë në operacone të përbashkëta dhe në ndërhyrje në bashkëpunim me emergjencat civile.

Në fund, specialistët ekspozuan vetitë taktike dhe ushtarake të armës shotgun me të cilën në prani të specialistëve kryen edhe qitje manovër në poligonin e sigurisë së lartë.

EMISIONET