Renato Mekolli zbulon përse bërtet shumë

Renato Mekolli zbulon përse bërtet shumë

Një ndër personat më të komentuar në media për gatimet e tij është Renato Mekolli, i cili ka treguar dhe rreptësinë që ka në kompeticionet e kuzhinës.

Ai është zotërues i një restoranti në Tiranë, që në aplikacionin 'Trip Advisor' merr komente të ndryshme.

Përveç atyre pozitive, gjatë intervistës për 'Why Not' nga Roza Lati u zbulua se komenti negativ ka të bëjë me tonin e lartë të zërit, për të cilën tha:

"Nuk e kontrolloj, nuk e ul dot. E kam bërë me xham nga të gjitha anët dhe prap më del zëri. Luftoj me veten për këtë pjesë që të jem më i kontrollueshëm, por është shumë e vështirë."

Renato zbuloi edhe të vërtetën e komenteve të njerëzve rreth dëshirës për ti ngjarë kuzhinierit të famshëm britanik, Gordon Ramsay.

"Besoj se të gjithë shefat që kanë respekt dhe ego brenda tyre, janë një Gordon Ramsay. Nuk është se i kopjojmë. Nëse reagoj, e bëj se e do puna në atë moment."

EMISIONET