Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka shënuar  rekord ndërhyjesh në kardiologji vitin e kaluar. Brenda 2017 në këtë shërbim janë kryer 804 intervente, që tregon edhe shkallën e lartë të sëmundshmërisë. Mjekët kardiologë thanë se investimet e kryera në këtë shërbim janë reflektuar në uljen e infeksioneve spitalore.

Kardiologjia e QSUT e mbylli vitin që shkoi me një numër të konsiderueshëm operacionesh. Mjekët kardiokirurgë raportuan për 804 ndërhyrje kirugjikale.

Evidencat tregojnë se nga njëra anë sëmundshmëria është rritur në nivele shqetësuese, ndërsa në anën tjetër pacientët po i besojnë spitaleve publike duke i kryer aty interventet.

Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti tha se vdekshmëria është ulur ndjeshëm.

Prifti: Arritja e një numri rekord të interventeve kardiokirurgjikale me zemër të hapur me një shifer prej 804 raste në harkun kohor të 1 viti. Gjë që e vendos shërbimin e kardiokirurgjisë pranë QSUT në vendin e dytë nga të gjitha klinikat e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket volumit të punës, numrit të interventeve, tipologjisë së interventeve etj.

Mjekët e lidhin këtë sukses edhe me investimet e bëra në pasijet dhe aparaturat shëndetësore që sipas tyre kanë ndikuar në reduktimin e infeksioneve spitalore.

Prifti: Unë mendoj që është rritje e eksperiencës së stafeve kirurgjikale. Ka një rritje të një pas njëshme të nivelit teknologjik. Në siponojmë 90% të teknologjisë më bashkëkohore.

Referuar shkaqeve, bluzat e bardha e vënë theksin në mungesën e aktivitetit fizik, kequshqyerjes dhe niveli i stresit. Fatkeqësisht në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit dhe ato të Europës sëmundjet e zemrës janë kthyer në një sfidë për individin dhe sistemin, pasi gjithnjë e më shumë po prekin pacientët edhe në mosha të reja. 

/Ora News.tv/