Regjistrimi i pronave me probleme, Lame: Situatë katastrofike

Regjistrimi i pronave me probleme, Lame: Situatë katastrofike

Kjo hartë e dëmtuar i përket një prej lagjeve të Gjirokastrës.

Lame: Nuk është hartë e kohës së Sulltan Hamitit, por është hartë e periudhës së demokracisë.

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame e mori si shembull për të treguar situatën katastrofike që sipas tij ekziston me dokumentacionin e pronave.

Lame: Edhe kjo që është poshtë është në të njëjtën situatë dhe kjo është në tavolinën e tyre që punonin. Ka qytetarë që presin të mbarojnë punë me këtë hartografi.

Pavarisht se në më shumë se 25 vite janë investuar rreth 150 mln dollarë situata nuk është përmirësuar.

Lame: Kemi 3 dekada që po mundohemi të bëjmë letra dhe situata është në pragun e katastrofës. Në rang republike, rreth 80% e pasurive të regjistrua në këto 30 vjet janë me probleme.

Në Gjirokastër Lame foli për krijimin e Agjencisë Shtetërore Kadastrale që sipas tij u vjen në ndihmë qytetarvë duke shmangur burokracitë dhe sorollatjet në zyra.

EMISIONET