Regjisori: Ku janë artistët që dredhin qerpikët e politikanëve?

Regjisori: Ku janë artistët që dredhin qerpikët e

Shpeshherë artistët shprehen se politikanët po përpiqen ti zënë vendin e tyre duke bërë teatër. Por regjisori nga Maqedonia, Qëndrim Rijani thotë se arti dhe teatri janë nivel aq i lartë sa nuk arrihet dot nga politikanët.

"Teatri dhe arti janë aq shumë nivel i lartë sa janë të paarritshëm për politikanët. Nuk mund ta arrijnë qoftë me përgatitjen e skenarëve të tyre apo me imagjinatën e tyre në nivelin sa të mund të bëjnë teatër. Ata bëjnë një lloj shoëbizz-i. Ky është problemi ynë si popull, ndoshta na pëlqen, ndoshta politikanë e kanë gjetur pikën për të qenë më afër nesh,"-tha ai.

I ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, Rijani shtroi pyetjen se ku ndodhet gjenerata e artistëve që dridhin qerpikun e politikanëve me deklartat e tyre.

Qëndrim Rijani: "I kam bërë një pyetje vetes: Ku është gjenerata e mesme e artistëve revolucionare dhe të kultivuar të mendimit të fuqëishëm të ciliët të paktën të shkakojnë një dridhje të qerpikut me një deklaratë të tyre. Jam përpjekur ta gjej brenda vetes. 

Problemi është tek ne. Në kohën që duhet të punonin për ndërtimin e gjeneratës së dytë, të tretë  dhe sot të ishim mosha mesatare e individëve të aritit që dridhin qerpikë politikanësh ne akoma vazhdojmë të merremi me nostalgjinë e figurave që prodhoi ish sistemi. Prap kthehemi tek emrat e filmave para '90. Problemi është se nuk arritëm të këto 30 vite krijojmë figura që do ishin gjenerata pasuese e tyre."

EMISIONET