Një grua transgjinore e pësoi keq nga një grup djemsh, të cilëve nuk pranoi ti jepte para.

Shakeela, një kërcimtare nga Pakistani u grabit më 4 qershor ndërkohë që pjesa tjetër e vendit festonte Fitër Bajramin.

Përveç se e vodhën, ata e rrahën dhe i rruajtën kokën duke i shkaktuar traumë psikologjike. Sulmuesit e kërcënuan ti jepte nga 5 mijë paund secilit, ose do ta godisnin.

Kur i sqaroi se nuk mund ta paguante atë shumë, atëherë e rrahën. Një aktiviste e grupit "Trans Action Pakistan" tha se i njëjti grup ka sulmuar dy herë transgjinoren dhe policia nuk ka ndërhyrë për asnjërin rast.

/Ora News.tv/