Refuzimi i Nobelit nga Bob Dylan “sjellje arrogante”

Refuzimi i Nobelit nga Bob Dylan “sjellje arrogante”

Refuzimi i Bob Dylan për Çmimin Nobel në Letërsi është “sjellje e gabuar dhe arrogant,” sipas një anëtari të stafit që jep këtë çmim.

Këngëtari 75-vjeçar i surpriozoi të gjithë me fitoren e çmimit javën e kaluar.

Por të gjitha përpjekjet e Akademisë suedeze për të kontaktuar me të ka dështuar, dhe ai nuk ka folur aspak në publik për këtë fitore.

Anëtari i Akademisë Per Vastberg tha për televizionet suedeze: “Ai është ai që është, por nuk mund të sillet kështu”, duke thënë se kishte mbetur  i surprizuar nga injorimi i këngëtari.

“Në fakt ne ishim në dijeni që ai është tip i vështirë, dhe se nuk i pëlqen shumë daljet në publik, megjithatë duhet të na kthejë një përgjigje” tha Per në një intervistë.

Madje një referencë e fitimit të çmimit u hoq nga faqja online e Dylan javën e kaluar.

Nuk dihet ende nëse ai do të udëhtojnë në Stokholm ose jo për të marrë çmimin.

 

EMISIONET