Reforma në drejtësi, ende e paplotësuar

Reforma në drejtësi, ende e paplotësuar

3 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi nga 140 deputetë të PS, PD dhe LSI, ende nuk janë ngritur të gjitha organet e reja të drejtësisë.

Duke folur në promovimin e botimit parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se drejtësia është në një proces të pakthyeshëm dhe reflektimi për të gjithë.

Gramoz Ruçi: "Reforma në Drejtësi është tashmë e pakthyeshme dhe panegociueshme."

Në mungesë të opozitës që sot ndodhet jashtë parlamentit dhe përplasjet e mazhorancës me Presidentit, Ruçi i kujtoi të gjitha palëve se nuk mund të ketë kompromise politike duke shkelur Kushtetutën.

Gramoz Ruçi: "Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria nuk janë vargoj për demokracinë, janë kufizime që demorkacia i ka vendosur vetes me qëllim që të shpëtojë prej anarkisë dhe prej destabilitetit."

Ish-kryetari i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj pranoi që ky proces ka hasur në vështirësi të shumta, pasi drejtësia e djeshme sipas tij ishte kthyer në “skallve” të politikës.

Fatmir Xhafaj: "Drejtësia blihej dhe shitej si mall tregu nën presionin e fuqisë së pushtetit apo të fortit të parasë e krimit. Prokuroria e djeshme ishte e mbërthyer nga drejtues të paaftë, të korruptuar dhe shërbëtorë militantë politikë. Është ndeshja e dy botëve, beteja mes drejtësisë dhe padrejtësisë."

Mazhoranca beson se në 2020 do të përmbyllet edhe plotësimi i reformës në Drejtësi me organet e reja. SPAK, BKH, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë në pritje të vettingut për plotësimin e anëtarëve të tyre.



EMISIONET