Ish-deputetja demokrate, Grida Duma e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komenton 3 vjetorin e Reformës në Drejtësi.

Duma u shpreh se përtej atyre që shkruhen në letra sot, sipas saj në postet e reformën në drejtësi janë emëruar kandidatura me anësi politike.

Grida Duma: Përtej atyre që shkruhen në letër kemi sot njerëz dhe kandidatura, të emëruar në poste që zënë Reformën në Drejtësi që kanë anësi politike.  E them këtë duke u përmbajtur etikisht ndaj kujtdo personalisht. A mund të përmendim sot emra që nuk kanë zbatuar ligjin e reformës në drejtësi, por Maliqin e ekzistencës së Ramën në influencën ndaj institucioneve të reformës në Drejtësisë dhe ndaj atyre të reja, keq më vjen, por jam e detyruar të përdor emra për sa kohë janë publikë. 

Ish-deputetja demokrate nuk ka pa komentuar edhe rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani. Sipas Dumës rasti i Dvoranit është ai i standardit të dyfishtë.

Grida Duma: Kemi Dvorani, i cili në mënyrën më ekzemplare deklaroi që dosjen e tij mungonin rastësisht 10 faqe të deklarimit të pasurisë së tij apo çdo gjë tjetër. Kur ka pasur individë që nuk kanë kaluar vettingun për qindra, mijëra lekë të vjetra. 

Beti Njuma: Rasti Dvorani sipas jush është një rast i standardit të dyfishtë? 

Grida Duma: Padiskutim, i standardit të dyfishtë. Ne nuk mund të çojmë sot pa gjykuar rastin e mandatit të Durrësit, i cili mund të mos gjykohej fare vetëm të mos bëhej kjo lloj farse. 


/Ora News.tv/