Reforma e ujit, Gjiknuri: Deri tani janë mbledhur 9 mln euro të ardhura

Reforma e ujit, Gjiknuri: Deri tani janë mbledhur 9 mln euro të

Tre muaj pas nisjes së aksionit për reformën e ujit ministri Gjiknuri ka bërë me dije se janë mbledhur 9 mln euro. Duke folur në analizën vjetore të Agjensisë së Ujësjellës-Kanalizimeve kreu i MIE tha se duhet të instalohen edhe 300 mijë matësa ndërsa paratë e mbledhura do përdoren për shlyerjen e borxhit ndaj OSHEE. Kreu i Agjensisë së Ujsjellës –Kanalizimeve u shpreh se gjatë 2017 situata e borxheve ka qenë mjaft e rënduar.

Që prej 1 shkurtit kur nisi edhe aksioni në sektorin e ujsjellës-Kanalizimeve janë arkëtuar 9 mln euro. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ka ende punë për tu bërë pasi duhet që të instalohen edhe 300 mijë matësa të tjerë për të pasur nën kontroll situatën.

Damian Gjiknuri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë: Duhet të jenë 300 mijë të tjerë që duhet të instalohen si rregull, po të marrësh parasysh nivelin e investimeve në këtë element kaq të rëndësishëm që është matja e ujit, sepse në fund të fundit aty është edhe konsumi për të kuptuar se ku jemi dhe ku duhet të arrijmë. Nga ana tjetër janë 9 mln euro të tjera të ardhura.

Gjiknuri u bëri thirrje bashkive që të përmirësojnë punën në kuadër të aksionit ndërsa theksoi se të ardhurat e mbledhura nga aksioni do të përdoren për shlyerjen e borxhit të OSHEE si fillim.

Damian Gjiknuri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë: Likujdimin e borxheve ndaj sektorit të energjisë elektrike dhe e dyta për investime të nevojshme sidomos në matësat, sepse ai është një investim që ta kthen prapsht.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës –Kanalizimeve u shpreh se reforma ishte e domosdoshme në një kohë që ky sektor ishte i përfshirë në borxhe dhe arkëtime të ulta të detyrimeve.

Arben Skënderi Agjensia Kombëtare e Ujsjellës-Kanalizimeve: Klientët familjarë janë debitorë ndaj ujësjellësave me 10 mld lekë, klientët ente private 1.7 mld, klientë të institucioneve 0.6 mld, klientë shitje me shumicë 0.3 mld. Ndërsa për detyrimet që ujësjellësat kanë ndaj të treëve shifet që ajo është më seriozia dhe  është detyrimi ndaj OSHEE është me 4.6 mld.

Qytetet që kanë performuar më pozitivisht në kuadër të aksionit janë Durrësi dhe Tirana dhe sipas ministrit  mbështetja nga qeveria do të jetë më e lartë për këtë  kategori.

EMISIONET