Receta eletronike ka lehtësuar komunikimin, Mesi: Rrofshin ata farmacistë që kuptojnë çdo lloj shkrimi të mjekëve!

Receta eletronike ka lehtësuar komunikimin, Mesi: Rrofshin ata

Pas Durrësit që u zhvillua edhe projekti pilot, aplikimi i recetës elektronike u bë i mundur në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Shkodër. 

Ndërkohë që pjesa tjetër e vendit do të mund të aplikojë këtë recetë pas muajit qershor të 2018-ës.

Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, e ftuar në emisionin "Diagnozë" të Freskida Milotit, tha se shërbimi ka lehtësuar komunikimin dhe  ka minimizuar gabimet.

Mesi: Sfida jonë është zgjerimi në të gjitha qarqet sepse ishte pilotim në 1-2 qarqe. Receta elektronike ka një lehtësi që është një herë në dy muaj. Besoj se mund të kalojmë dhe 1 herë në tre muaj për pacientët që janë të sëmurë kronikë dhe janë në pjesën e rimbursimit të medikamenteve. Nëse kalojmë dhe këtë fazë më sukses mund të mendohet dhe pjesa tjetër ku receta elektronike të zgjerohet për të gjithë pacientët. Shërbimi ka lehtësuar komunikimin, ka minimizuar gabimet, rrofshin ata farmacistë që janë në gjendje të kuptojnë çdo lloj shkrimi të mjekëve.

Mesi foli edhe për bonusin 250 mijë lekë të miratuar nga Këshilli i Ministrave për të gjithë mjekët specialistë që janë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Mesi: Pagat për mjekët dhe infermierët kanë pësuar vit pas viti rritje. Së fundi aprovuam me VKM rritjen e pagave apo bonusin e mjekut, për ata mjekë që pranojnë të lëvizin nga qendra e tyre shëndetësore apo spitali ku punojnë për të shkuar te një qendër shëndetësore apo spital ku ka nevojë për atë specialitet.Bonusi nuk është i vogël, është një bonus që përafron rrogën neto të mjekut me një rrogë neto sikurse të një mjeku në Itali apo Gjermani, shkon deri në 250 mijë lekë të reja. Në shumë prej spitaleve mungojnë specialistët.Kam kërkesa nga mjekët, sidomos nga ata që kanë punuar në vendet perëndimore për sigurimin e profesionit, me qëllim që çdo dëmtim që mund tu bëhet atyre ta ndjejnë veten të siguruar. 

 

 

EMISIONET