Realizon ëndrrën për tu hedhur nga parashuta, rrezikon të paralizohet

Një vajzë po shijonte udhëtimin 5-ditor në Europë kur zgjodhi të hidhet nga parashuta në Zvicër, gjë që i shkaktoi probleme në lëvizje për katër muaj.

“E dija që doja të fluturoja në këtë vend. Nuk kisha frikë, thjesht e bëra. Kur u hodha përjetova një ndjenjë fantastike, rënia e lirë ishte e gjitha në paqe”, tha ajo.

Por ndjenja e euforisë i zgjati pak 20-vjeçares. Pati probleme në parashutë, e cila nuk hapej dhe Emma ra në tokë me stomak, pa ndjenja. Në intervistën për mediat e huaja thotë se do donte të mos mbante mend cdo gjë nga skena.

Thyerja e shtyllës kurrizore, legenit, nofullës dhe dhëmbëve të saj bëri që mjekët të mendonin se do paralizohej sepse nuk lëvizte dot asnjë pjesë të trupit. Por pas katër muajsh në spital ia doli të hidhte hapat e parë.

EMISIONET