Luka Jovic nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të bashkohet me Realin e Madridit gjatë kësaj periudhe merkatoje.

Serbi nënshkroi me "Los Blancos" deri në vitin 2025, ndërkohë që spanjollët janë hedhur në sulm për një tjetër futbollist të vlefshëm për skemat e Zinedine Zidane. Sipas mediave spanjolle, më konkretisht "Marca", Reali ka njoftuar se shumë shpejt do të ketë zyrtarizim të firmës edhe me Ferland Mendy.

Mbrojtësi i majtë do të largohet nga Lyon dhe Reali ka gati ofertën prej 50 milionë eurosh. Zgjatja e kontratës pritet të jetë deri në vitin 2025 dhe 21 vjeçari do të jetë një konkurent i fortë i Marcelo. E në këto kushte, drejtuesit spanjoll duhet të heqin dorë nga dy mbrojtësit e talentuar,  Sergio Reguilon dhe Theo Hernandez.

Pas firmës me Mendy, nënshkrimi i radhës pritet të jetë ai i Eden Hazard. Transferimi i belgut nuk është finalizuar ende, por mund të konsolidohet së shpejti për rreth 120 milion euro.

/Ora News.tv/