Reali i Madridit nuk ka hequr dorë nga dëshira për të transferuar në "Santiago Bernabeu" Robert Lewandowski.

Polaku ka qënë në planet e madrilenëve që prej kohës kur aktivizohej tek Borussia e Dortmund, por vetëm vitet kanë kaluar, pasi idea për ta bërë një "Los Blancos" nuk është shuar ende.

Është një ide që mbetet në kokën e tij, dhe sulmuesi beson se tregu mund t'i ofrojë atij mundësinë në verë. Ka ardhur koha për të marrë hapin dhe për të provuar një aventurë që gjithmonë dukej e pamundur dhe pse ende nuk do të jetë e thjeshtë operacioni, insistimi i lojtarit do të fillojë të lëvizë gjërat së bashku.

Bayern Munich duket i vendosur të mos mbyllë dyert për këdo që nuk dëshiron të vazhdojë me ta, të paktën kjo është ajo që Karl-Heinz Rummenigge, drejtor sportiv klubit bavarez ka deklaruar për mediat gjermane.

Pas katër sezoneve të suksesshmë në "Allianz Arena" Lewandowski mund të luaj te gjitha kartat dhe te bëj një tjetër hap në karrierën e tij, te transferohet në Laliga, në radhët e Realit të Madridit.

/Ora News.tv/