Reali i Madridit "pushton" Europën, Skënderbeu rivalizon me një ekip turk

Reali i Madridit vazhdon të jetë skuadra më e mirë në Kontinentin e Vjetër.

Klasifikimi i përditësuar vendos formacionin e drejtuar nga Zinedine Zidane në shkallën më të lartë të podiumit, duke lënë pas gjermanët e Bayern Munich dhe Barcelonën, dy ndjekës në kuotë të njëjtë pikësh.

Renditja europiane e klubeve të UEFA-s llogarit rezultatet e çdo skuadre në kompeticionet zyrtare dhe përfaqësimin e tyre në 5 vitet e fundit. Kjo bëhet përmes një llogarie që përcaktohet edhe nga koeficenti i vështirësisë së kampionatit.

Sa i përket kampionatit shqipëtar, Skënderbeu vazhdon të jetë ekipi më i mirë shqiptar.

Skuadra korçare që ka regjistruar rezultate impresionuese në arenën kontinentale mban vendin e 140 me 8.5 pikë.

Ndërkohë që interesante është pozita e skuadrave si Tirana, Flamurtari, Laçi, dhe Teuta që mbajnë vendin e 345-të, ndërsa Partizani qëndron 15 vende më lart, duke u pozicionuar i 130-i.

Rënditja e Skënderbeu-t:
Rënditja e klube të tjera shqiptare:

EMISIONET