Problemet në fushë nuk kanë reflektuar aspak në kuotat e Realit të Madridit. Spanjollët e mbyllën sezonin 2018-2019 ka asnjë trofe dhe dukej se kjo do i kushtonte rënie sa i përket vlerave të aksioneve të saj.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi sipas KPMG (Vlerësimit të Klubeve të Futbollit), Reali i Madridi ndodhet në krye të klubeve më të shtrenjta. Vlera e spanjollëve përllogaritet në rreth 3.224 milionë euro. Froni cënohet nga Manchester United, që ka humbur shumë nga edicioni jo pozitiv në këtë sezon.

"Djajtë e kuq" nuk arritën që t'i shkonin deri në fund kompeticionit të UEFA Champions League si dhe nuk arritën që të siguronin një biletë për në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm dhe për këtë fakt, aksionet e saj kushtojnë vetëm 17 milionë euro më pak se ato të Realit.

3.207 milionë euro kushton Unitedit, i ndjekur nga Barcelona me 2.676 milionë euro. "Top 10" kompletohet nga Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, Chelsea, Bayern Munich dhe Juventus.

Ajo që bie në sy është mos-përfshirja e PSG-së, e cila edhe pse ka emra të rëndësishëm në organikë nuk është brenda 10 pozitave të para.

/Ora News.tv/