Reali godet në merkato, akord me dy yjet e Premier League

Reali godet në merkato, akord me dy yjet e Premier League

Transferimi i Paul Pogba te Real Madrid është "praktikisht i kryer". Mesfushori i Manchester United do të pranojë një ulje page prej tre milionë eurosh për të finalizuar këtë veprim.

Francezi është lidhur shpesh me një lëvizje tek gjigandët spanjoll që nga kthimi i trajnerit, Zinedine Zidane në "Santiago Bernabeu" në mars. Dhe 26-vjeçari bëri shumë pak për të zhdukur spekulimet kur ai tha se të luash për Real Madridin "është një ëndërr për çdo lojtar" disa javë pas kthimit të trajnerit francez.

Kolegu i Premier League i Pogba, Eden Hazard i Chelsea, i cili gjithashtu ka qenë në vorbull për tu transferuar në kryeqytetin spanjoll, tha të njëjtën gjë në tetor: "Nuk dua të gënjej. Reali është ëndrra ime që kur isha fëmijë"

Gazetari veteran spanjoll, Eduardo Inda është i sigurt se dy yjet e Premier League do të transferohen në "Bernabeu".

"I pari që do të transferohet do të jetë Hazard dhe i dyti Pogba. Ai ka rënë dakord të reduktojë pagën e tij tek Manchester United: nga 15 (milionë euro neto) në vit në 12 milionë. Unë mendoj se po flasim për [një tarifë] midis 156 dhe 170 milionë euro", tha Inda.

Pogba u bashkua me Unitedin nga Juventusi në vitin 2016 për një rekord prej 105 milionë eurosh.

Inda gjithashtu pohoi se sponsori i tij Adidas po insiston që Pogba të transferohet në Madrid pasi ai "është një nga lojtarët kryesorë të firmës së veshjeve sportive".

Kampioni i Botës gjithashtu ka qenë kohët e fundit i lidhur me një kthim në Juventus, me mediat që pohuan se klubi italian ishte i gatshëm t’i ofrojë United, Paulo Dybala dhe Alex Sandro si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për 26-vjeçarin.

EMISIONET