Real Madridi apo PSG? Ja kush është skuadra që do fitoj sipas Beckham

Real Madridi apo PSG? Ja kush është skuadra që do fitoj sipas

Kanë mbetur pothuajse vetëm një javë nga akti i parë çerekfinal midis Paris Saint Germain dhe Realit të Madridit, sfidë që sipas opinionit sportiv është etiketuar si një finale e parakohshme.

Një nga mesfushorët më të mirë, David Beckham, e pranon se Real Madridi ka një përballje të vështirë me Paris Saint-Germain, por beson se kampionët e Spanjës e kanë momentin për të shkëlqyer.

 “Do të jetë vështirë sepse PSG është në top formë për momentin. Ky është momenti për Realin pasi e do këtë trofe. Mjafton të shikoni lojtarët që ka në organikë,  përfshirë Ronaldo-n, që është një lojtar klasi.

“Janë këto momente kur top lojtarët shfaqen dhe besoj se ajo ndeshje do të jetë fantastike për t’u shikuar”- deklaroi 42 vjeçari anglez, i cili në karrierën e tij të pasur është aktivizuar me të dy skuadrat.

Beckham fitoi tituj me Realin dhe PSG-në, por refuzoi të jap një emër që favorizon.

“Është shumë e vështirë që të zgjedh pasi më pëlqejnë të dyja klubet. Ato kanë shumë pasion. Unë kam pasur katër vite të mrekullueshme te Reali, nuk kam qenë për një kohë të gjatë në PSG, por sigurisht se fitimi i kampionatit ishte gjë e mirë. E dua klubin, njerëzit dhe tifozët që janë fantastik dhe unë them të njëjtën gjë për Real Madridin”,-deklaroi Beckham.

EMISIONET