Real Madrid kalohet nga Barcelona si klubi më i mirë i Europës

Real Madridi mund të ketë fituar kupën e 13-të europiane por ata janë kaluar nga rivalët dhe fituesit e La Ligës Barcelona si klubi më i mirë i kontinentit.

Në listën e rangut të klubeve europiane të përpiluara nga kompania Gracenote, Liverpooli i cili u mund nga Real Madridi këtë të shtunë në finalen e Champions League u rendit në vendin e 11-të.

Kampionët e Premier Ligës Manchester City janë në vendin e tretë, Tottenhami në të nëntin dhe Manchester United në vendin e 10-të.

Chelsea ka rënë 5 vende duke u pozicionuar ne vendin e 12-të pasi nuk arriti të mbrojë titullin që fitoi në sezonin 2016-2017.

Arsenali përfundoi në vendin e gjashtë Premier Ligën dhe ra nga vendi 11-të në të 15.

Huddersfield Town ishin liderët  më të mëdhenj duke u zhvendosur nga vendi 232 në vendin 171, ndërsa Burnley nga vendi 116-të në vendin 68-të

Rënia më e madhe ishte skuadra Stoke City pasi ranë nga kategoria dhe zbritën nga vendi 83 në vendin 115-të, shkruan BBC.


Përgatiti: Denis Dushku


EMISIONET