Real Madrid-it i duhet të paguajë 400 milion euro për Neymar-in

Real Madrid-it i duhet të paguajë 400 milion euro për Neymar-in

Braziliani i PSG, Neymar është ende në radar të Real Madridit. Madrilenët janë të vetëdijshëm që ata duhet ta thyejnë prap rekordin e transferimit më të shtrenjtë për të njëjtin lojtar.

Presidenti i klubit, Al-Khelaifi e ka përsëritur në disa raste se lojtari nuk është në shitje, por sipas gazetës spanjolle AS, një tarifë prej 400 milionë € i është vënë sulmuesit brazilian.

Besohet se agjentët e Real Madridit u takuan me babain e Neymar dhe dy avokatë javën e kaluar për të diskutuar një lëvizje të mundshme në Santiago Bernabeu.

"Los Blancos"  janë "në dijeni" që Neymar e ka dëshirën për tu kthyer në Spanjë dhe ishte e qartë duke parë marrëdhëniet pozitive në fushë mes të tij, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos gjatë ndeshjës në Champions League.

 "Neymar ka një shans më të mirë për të fituar Topin e Artë duke luajtur me Real Madrid. Reali është një klub që i plotëson nevojat lojtarëve të mëdhenj"- tha Florentino Perez.

Që nga nënshkrimi i Gareth Bale në vitin 2013, gjigandët La Liga nuk kanë nënshkruar një lojtar me përmasa "Galactico" dhe kanë identifikuar Neymar  si lojtar kyç për të udhëhequr vijën e frontit në një epokë post-Ronaldo.

EMISIONET