Real Madrid është e gatshme të shesë yllin gjerman, Toni Kroos, tek Manchester United në mënyrë që të arrijë të transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Sipas tablodit britanik “The Express”, Manchester United ka kthyer radarët nga mesfushori gjerman.

Sipas raportimeve të fundit, nënshkrimi me Neymarin do t’i jepte fund ëndrrës së Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Për të nënshkruar me Neymarin, Reali besohet se do të shesë edhe Gareth Balen. Gjithashtu për Kroos interesohen edhe skuadra të tjera si PSG dhe Manchester City.

/Ora News.tv/