Real Madrid bën ofertën gjigante për Neymar, PSG nuk bindet

Real Madrid bën ofertën gjigante për Neymar, PSG nuk bindet

Pasi klubi i PSG-së refuzoi ofertën e Barcelonës për lojtarin Neymar, erdhi rradha e Real Madrid.

Madrilenët ofruan 100 milionë euro dhe yjet Gareth Bale, James Rodriguez and Keylor Navas në këmbim të yllit brazilian, por PSG nuk u bind.

Kohët e fundit, ofertat për sulmuesin janë shtuar. Tre skuadra të mëdha, Barcelona, Juventus e Real Madrid janë në pritje të vendimit të PSG për Neymar.

Barcelona ofroi plot 200 milionë euro, ndërsa gjigandi italian Juventus po josh PSG duke i ofruar shkëmbim me Paulo Dybala.

PSG nuk ka marrë ende një vendim për skuadrën e ardhshme që do shohim Neymar.

EMISIONET